Pesë gjëra që janë më të lira tani sesa para pandemisë

Life style

Pesë gjëra që janë më të lira tani sesa para pandemisë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Mund të keni dëgjuar që tani gjithçka po shtrenjtohet.

Kjo është kryesisht e vërtetë, por ka disa prej artikujve që janë akoma më lirë se kur filloi pandemia vitin e kaluar.

Këtu janë disa nga gjërat që janë më të lira se sa ishin në vitin 2020.

Veshjet e burrave dhe grave në përgjithësi janë më pak të kushtueshme sesa para pandemisë, shkruan CNN.

Veshja për burra ka rënë 7.2 përqind, ndërsa veshja e grave ka rënë 5.9 përqind që nga shkurti i vitit 2020, këto të dhëna u nxorrën nga Byroja e Statistikave të Punës në New York.

Çmimet e veshjeve të grave kanë rënë 12.1 përqind gjatë pandemisë, ndërsa kostumet dhe veshjet sportive për burra janë ulur edhe më shumë. Kostumet tani janë 21.5 përqind më të lira se sa ishin.

Për fat të mirë, edhe transporti është 2.9 përqind më i lirë.

Nëse jeni duke shijuar këtë fundjavë, dhe darka ose pija mund të iu kushtoi më shtrenjtë se zakonisht, mund të qetësoheni me faktin se udhëtimi juaj ishte më i lirë se sa do të kishte qenë 16 muaj më parë.

Gjatë pandemisë, kujdesi shëndetësor u bë edhe më i rëndësishëm se më parë.

Që nga shkurti i vitit 2020, produktet e kujdesit mjekësor, të cilat përfshijnë të gjitha barnat medicinale dhe furnizimet e tjera mjekësore, mund t’i merrni për 2.3% më lirë.

Gjithashtu edhe  produktet e kafshëve shtëpiake janë 1.8 përqind më lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat