Seks rastësor? Studimi thotë se gratë e dinë përgjigjen e burrave nga fytyra e tyre

Life style

Seks rastësor? Studimi thotë se gratë e dinë përgjigjen e burrave nga fytyra e tyre

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Gratë duket se janë në gjendje ta parashikojnë qëndrimin e një burri ndaj marrëdhënieve seksuale të rastësishme bazuar në fytyrën e tij, sipas një grupi studiuesish në Macquarie University, një nga universitetet më të vlerësuar në Australi.

Në punimin e tyre të botuar në revistën Evolution and Human Behavior (Evolucioni dhe Sjellja Njerëzore) Joseph Antar dhe Ian Stephen përshkruajnë studimin e tyre, i cili përfshinte pyetësorë vullnetarë.

Studiuesit krijuan një pyetësor socio-seksualiteti për 103 të rinj. Pyetësori u krijua për të matur se sa i hapur është një person për të pasur një marrëdhënie seksuale të rastësishme. Vullnetarët u fotografuan gjithashtu. Studiuesit më pas u kërkuan 65 vullnetarë të ndryshëm të shihnin fotografitë dhe të hamendësonin në lidhje me gatishmërinë e personit për t'u përfshirë në një marrëdhënie seksuale rastësore.

Ata zbuluan se gratë ishin në gjendje të përputhnin me saktësi socio-seksualitetin e meshkujve në foto me rezultatet e tyre në pyetësorët që kishin marrë. Ato ishin në gjendje të tregonin nëse një burrë ishte i hapur ndaj seksit rastësor vetëm duke parë fytyrën e tij.

Kur vjen puna te burrat, tjetër histori. Ndonëse shumica e tyre menduan se do të ishin në gjendje ta gjenin përgjigjen e saktë, ata në fakt nuk bënë më shumë sesa zgjodhën rastësisht.

Image
SOCIO-SEKSUALITETI MË I LARTË TE FOTOT NË TË DJATHTË.

Studiuesit vunë re tipare në fotografitë e burrave - ata që ishin më të hapur për një marrëdhënie seksuale të rastësishme kishin hapësira më të gjera midis syve dhe fytyra më të gjera në përgjithësi, së bashku me hundë më të gjera, nofullat më të forta dhe buzë më të hollë - tipare, theksojnë ata, që u janë atribuar meshkujve me nivele më të larta të testosteronit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat