Shumica e marrëdhënieve romantike nuk fillojnë nga pasioni – ashtu si zakonisht perceptohet – por nga miqësia afatgjatë.
Megjithëse shumë e përhapur, miqësia që shndërrohet në marrëdhënie romantike është anashkaluar kryesisht nga shkenca, tha për CNN Danu Stinson, autorja kryesore e studimit dhe një profesoreshë e asociuar e psikologjisë në University of Victoria, Kanada.
Stinson ka studiuar fillimin e marrëdhënieve për 20 vjet dhe ajo vuri re gjatë viteve që shumë pjesëmarrës raportuan se po krijonin lidhje romantike me miqtë që i kishin prej një kohe të gjatë.
"Shumë pak studime po e shohin me të vërtetë fillimin e marrëdhënies pas një miqësie, pavarësisht vëzhgimit tonë që është forma më e zakonshme e fillimit të marrëdhënies deri tani," tha Stinson.
Hulumtimi, botuar në revistën Psikologjia Sociale dhe Shkenca e Personalitetit, përfshin katër studime të ndryshme mbi fillimin e marrëdhënieve.
Analiza e të dhënave zbuloi se 66% e çifteve ishin miq, ku shumë prej tyre kishin pasur miqësi afatgjata për muaj a vite me radhë.