Edhe ju bëni pjesë tek ata që hapësira në valixhe nuk ju mjafton kurrë? Këto këshilla dhe videoja më poshtë do t'ju vijnë shumë në ndihmë:
Para së gjithash, për të mos harruar asgjë, seleksiononi mirë se çfarë do të merrni me vetë në bazë të numrit të ditëve që do të qëndroni larg shtëpisë. Përpiquni të limitoni numrin e këpucëve, sidomos ato dimërore, pasi në përgjithësi zënë shumë hapësirë.
Për të kursyer hapësirë, vendosini këpucët në qese në anët e valixhes.
Në fundin e valixhes vendosni pulovrat, xhaketat dhe xhinset.
Për sa i përket veshjeve të lehta si fustanet, duke i rrotulluar do të fitoni më shumë hapësirë. Vetëm se do të duhet t'i hekurosni më pas.
Zërini hapësirat që mbeten bosh duke vendosur objekte si çanta e makeupit apo tharësja e flokëve.
Nëse do t'ju duhet të udhëtoni me bagazh dore, mos e humbisni këtë video që tregon se si të fusni sa më shumë gjëra edhe brenda një minivalixheje.