Patjeter duhet të hidhni një sy këtij modeli!
Takimi me parukierin po afron dhe ju akoma nuk keni vendosur se cilën prerje do të bëni për këtë verë 2021?
Ne e dimë, është me të vërtetë e vështirë të zgjedhësh mes të gjitha modeleve të reja që janë në modë këtë verë, të tilla si balluket e viteve 90, shkallëzimi i theksuar apo dhe prerja e shkurtër.
Gjithsesi duket se Adele na ka dhënë një ide të re për modelin e flokëve këtë vit!
U bë e njohur dhjetë vite më parë si një talent i jashtëzakonshëm në muzikor, këngëtarja britanike Adele, pavarësisht muzikës , vazhdon kohët e fundit të përflitet për transforminin që pati pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj më 2019.
Këngëtarja është fotografuar disa ditë më parë gjatë Finales së NBA me atë që duket se është i dashuri i ri , agjenti sportiv Rich Paul dhe avokati i LeBron James.
Përveç të dashurit të ri Adele tërhoqi vëmendjen me modelin e ri të flokëve. Të drejtë të gjatë dhe me disa fije me anë të lyerjes Balayage.
Prerja e flokëve ishte pa shkallëzim, përveç balukeve anasg fytyrës por dhe ato jo të shkurtra. Një prerje klasike që nuk del kurrë nga moda.