Nëse keni probleme të vazhdueshme me aknet dhe kurrsesi nuk gjeni ilaçin e duhur për trajtimin e tyre, me siguri nuk e keni provuar këtë ilaç shtëpiak, që është shumë i lehtë për t'u krijuar Menta ka veti antibakteriale që jo vetëm pastrojnë lëkurën tuaj, mirëpo edhe e bëjnë atë më të shëndoshë.
Kjo recetë natyrale ju ndihmon që të çliroheni nga toksikët e dëmshëm dhe papastërtitë e tjera që akumulohen në lëkurë e që më pas çojnë në shfaqjen e akneve.
Për më tepër, kjo recetë natyrale ju ndihmon edhe në hidratimin e lëkurës së thatë si dhe në parandalimin e puçrrave, nëpërmjet largimit të qelizave të vdekura të lëkurës.
Merrni një grusht gjethe të mentës dhe copëtojini mirë e mirë. Pasi ta keni fituar një pastë të trashë, shtrydheni mirë për t'ia nxjerrë lëngun. Përfundimisht, lëngun e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, para se ta pastroni me ujë. Kthejeni këtë gjë në shprehi dhe lëkura juaj do t'ua dijë për nderë.