Me këto tri ushtrime lehtë do të vini deri te kjo pamje...
SHTRIRJA PRAPA
Filloni me ushtrimin në gjunjë dhe duar (në të katrat). Shuplakat duhet t'i keni saktësisht nën gjunjë, e gjunjët nën ije. Gjurin e djathtë tërhiqeni deri te gjoksi, ngreheni barkun brenda, e më pas drejtojeni këmbën prapa, sikur kur doni ta goditni dikë. Këmbën shtrijeni maksimalisht, e më pas përsëri afrojeni te gjoksi. Me secilën këmbë bëni dy seri, me nga 15 ushtrime.
KËMBA NË AJËR
Sikur edhe në ushtrimin e parë, lëshohuni poshtë këmba-doras, me shuplakat nën supe dhe me gjunjë nën ije. Tërhiqeni njërën këmbë kah gjoksi, tërhiqeni brenda barkun, e më pas shtrijeni prapa. Derisa e keni këmbën e shtrirë, tri herë ngriheni dhe lëshojeni ngadalë këmbën e shtrirë. Si edhe te ushtrimi i parë, edhe këtë bëjeni me në dy seri prej 15 përsëritjeve.
PËRKULJET
Hapni këmbët pak e duart lëshoni lirshëm trupit teposhtë. Shpinën gjatë tërë kohës duhet ta mbani drejt, gjoksin të drejtuar përpara, e më pas një këmbë në mënyrë diagonale e shtrini prapa. Me këmbën që e shtrini, vetëm me majat e gishtave e prekni tokën, e duart i shtrini para gjoksit. Kthehuni te pozita fillestare dhe ushtrimin e njëjtë përsëriteni me këmbën tjetër. Këtë ushtrim bëjeni në tri seri, me nga 15 herë.