Kerofobia (cherophobia) është fobia nga lumturia. Termi vjen nga fjala greke “chero”, që do të thotë “të gëzohemi”. Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Gjithnjë shprehim dëshirë: “Ah sikur…”, “Sa i lumtur do të isha…”, dhe çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim. Sigurisht që dikush që vuan nga kerofobia nuk është një person i trishtuar, thjesht janë njerëz që kanë frikë lumturinë.
-Nëse lumturohem shumë, diçka e keqe do të më ndodhë më vonë.
-Ankth kur jeni të ftuar në takime dhe mbledhje shoqërore.
-Anashkalimi i mundësive që mund të çojnë në ndryshime pozitive të jetës, me frikën se diçka e keqe do të ndodhë.
-Refuzojnë të marrin pjesë në aktivitete “zbavitëse”.
-Mendojnë se të jesh i lumtur do të thotë se do të ndodhë diçka e keqe dhe është humbje kohe dhe përpjekjesh.
-Gëzimi i tepruar ka pasoja.
Frika nga lumturia mund të përcaktohet si një formë paraprake e ankthit, i cili frenon arritjen e qetësisë. Ajo mund t’i ketë rrënjët e thella, të cilat vijnë nga periudha fëminore. Personi mund të ketë kaluar fëmijëri të vështirë, duke vuajtur nga ndëshkimet, poshtërimet dhe mungesa e vlerësimit në familje, ose mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe pas një çasti lumturie, dhe mendon se mund të ndodhë sërish. Truri e ka regjistruar këtë situatë dhe vazhdon të ekzistojë frika që mund të rishfaqet. Një person i tillë mendon se nuk mund t’i tregojë lumturinë të tjerëve dhe tenton të fshehë gjërat e bukura që mund të ndodhin.
Shpesh dëgjojmë shprehjen,“qeshëm ne, po se mos na del me të qarë”, e cila tregon frikë nga lumturia.
Personat introvertë – të mbyllur, të rezervuar, që qëndrojnë zakonisht vetëm ose me një grup të vogël njerëzish – kanë shumë gjasa ta përjetojnë këtë lloj sindrome. Ata ndihen të frikësuar dhe jo qetë në mjedise argëtuese me shumë njerëz. Disa ekspertë e klasifikojnë si një formë të çrregullimit të ankthit, pasi në këtë rast ankthi lidhet me pjesëmarrjen në aktivitete që mendohet se të bëjnë të lumtur.Të njohura janë disa lloj terapish:
-Terapi njohëse për të kuptuar linjat e gabuara të të menduarit dhe identifikimi i sjelljeve që mund të ndihmojnë.
-Strategji të relaksimit, frymëmarrja e thellë ose ushtrimet fizike, hipnoterapi, e cila ndihmon në riprogramimin e nënvetëdijes.
-Ekspozimi ndaj ngjarjeve që shkaktojnë lumturi për t’u bindur se lumturia nuk ka efekte negative etj.
Këto terapi ndihmojnë që lumturia të kthehet në tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim.