Mund të zbuloni shumë më tepër nga ç'mund ta kishit imagjinuar!
1. Çfarë hëngre për drekë?
2. A luajtët ndonjë lojë sot?
3. Cila ishte gjëja më e këndshme që bëre sot?
4. A bëri dikush ndonjë sjellje shumë të veçantë me ty sot? Nëse po, ma trego pak.
5. Kush të bëri për të qeshur sot?
6. A mësove ndonjë fakt të ri sot? Ma trego!
7. Kush kishte drekën më të mirë sot dhe çfarë ishte ajo.
8. A të sfidoi ndokush sot?
9. Nga 1 tek 10 si do ta rendisje ditën tënde? Pse?
10. Nëse 1 nga shokët e tu të klasës do të ishte mësuesi juaj për 1 ditë, kush do të ishte? Pse pikërisht ai?
11. Nëse ti do kishe shans të ishe mësuesi nesër, çfarë do t'i mësoje të tjerëve?
12. A të mërziti dikush sot?
13. Ke ndonjë në klasë që do ta bësh shokë, por s'e ke bërë akoma?
14. Cili është rregulli më i rëndësishëm që të ka dhënë mësuesja?
15. A të kujton mësuesja jote dikë tjetër? Kë dhe si?
16. Më thuaj diçka që mësove për ndonjë nga shokët e tu sot.
17. Çfarë ishte një gjë që ti e bëre sot dhe të ndihmoi?
18. Për çfarë u ndjeve krenar sot?
19. Ka ndonjë rregull që të duket shumë i vështirë për t'u ndjekur?
20. Çfarë është një gjë që do ta mësosh me çdo kusht para se shkolla të mbarojë?