Njëra ndër lulet më të qëndrueshme është Barbaroza. Ekspertët kanë konstatuar që nëse keni së paku një të tillë në shtëpi, ndihmon te pagjumësia dhe dhembja e kokës.
Çdo fletë ka simbolikën e vet, ndërkaq simbolika e barbarozës është që sjell fat.
Lulet më të popullarizuara janë shumë të qëndrueshme dhe të lehta për mirëmbajtje, mirëpo për të zbukuruar me lulet e saj të bujshme ballkonin nga pranvera deri në vjeshtë, në fillim të sezonit duhet t’u kushtoni më shumë kujdes.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/01/auto_13-71627797749.jpg)
Barbaroza është bimë barishtore shumëvjeçare me erë të mirë, me gjethe si pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë trëndafili, me gjatësi deri 50 cm. Gjenden mbi 400 lloje të barbarozës.
Lulja e saj është me ngjyra të ndryshme sipas llojit. Kultivohet nëpër kopshte si lule zbukuruese dhe aromatike; është shpallur si “Mbretëreshë e Kopshteve”.
Origjina e barbarozës është Afrika e Jugut; është përdorur në mjekësinë tradicionale për shërimin e plagëve, sëmundjet virale, infeksionet e fytit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/01/auto_013155141-big-11627797749.jpg)
Studimet më të fundit konfirmojnë se elementët që përmban barbaroza zvogëlojnë dhe ndihmojnë për kurimin e virusit herpes.
Poashtu, kjo bimë balancon hormonet dhe rrit shëndetin e veshkave; zvogëlon efektet e plakjes së parakohshme; forcon imunitetin; është çlodhëse, qetësuese e sistemit nervor; qetëson dhimbjet e kokës dhe ngrirjet muskulore; largon spazmat e barkut; largon stresin, depresionin dhe ankthin; ndihmon për kurimin e ekzemës dhe skuqjet e lëkurës; përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lufton toksinat; nxit urinimin; ndihmon trupin të pastrohet nga helmet dhe toksinat; normalizon rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut; ndihmon për kurimin e hemorroideve; largon erën e keqe nga trupi, etj.
Vazhdon të përdoret në mjekësi, kuzhinë dhe në kopsht.
Nuk është aspak e rrallë që të shihni duke lulëzuar nëpër ballkone ky lloj i luleve. Ka shumë lloje, por më të njohura janë barbaroza (pelargonium peltatum) dhe barbaroza zonale (pelargonium zonale). Më të zakonshme janë ngjyrat e kuqe, e bardhë, rozë dhe ngjyrë vjollcë.
Nëse dëshironi ta ruani edhe më tej, vendoseni në një vend të sigurt në temperaturë të ulët.
Mirëmbajeni këtë lule duke ia shkurtuar apo hequr gjethet e vdekura dhe ujiteni rrallë (një herë në muaj).