Një pyetje e sikletshme është gjithmonë një situatë në të cilën nuk dimë si të sillemi. Sado të përpiqemi t’i shmangemi, frika semos tregojmë atë që nuk duam të tregojmë ja del të na pushtojë. Ama për këtë ka disa truke, dhe disa përgjigje të cilat do t’ju shpëtojnë nga çdo pyetje e sikletshme.
Mos jep një përgjigje të prerë
Ndonjëherë një përgjigje e prerë shkurt është ajo që të nxjerr nga situata, ama jo gjithmonë favorizohemi nga të tilla rrethana. Në rastin kur dikush ju bën një pyetje të sikletshme është mirë t’i shmangeni përgjigjes me zjuarsi. Nuk është turp të thoni se kjo është diçka që ju përket ju dhe askujt tjetër.
Tregohu i sinqertë
Nëse do të tregoheni të sinqertë keni për të dalë 2 herë të fituar. Së pari sepse ai njeri nuk do t’ju bëjë më të njejtën pyetje dhe së dyti sepse ju do të shpëtoni nga diçka të cilën e keni fshehur deri më tani.
Mos vër “baste”
Përgjigjjen e pyetjes mos e lidhni me një “bast” të mundshëm. Është një thikë me dy presa. Ju mund të dilni të fituar por nëse dilni të humbur si do ja bëni?!
Mos trego dobësitë
Përgjgje të tipit “e kam problem të flas pë këtë” janë shumë por shumë klishe. Njeriu që keni përballë mund ta konsiderojë këtë si një pikë tuajën të dobët, të cilën mund ta përdorë sapo t’i duket e nevojshme.