Duke parë dikë në sy, ti mund të kuptosh shumë gjëra. Duke filluar nga siguria emocionale, deri tek shenja të tjera siç janë mërzia, inati, apo lumturia. Çfarë ndoshta është e panjohur për ju, është fakti që sytë janë një sinjal që flasin për inteligjencën dhe për IQ-në tuaj!
Që do të thoni se me pak vëmendje mund të kuptoni sa inteligjent është personi përballë jush. Sipas një studimi, njerëzit me bebet e syrit më të mëdhenj janë përgjithësisht më të zgjuar se të tjerët.
Zakonisht, diametri i bebeve është nga 2-8 mm dhe bashkë me irisin ato rregullojnë sasinë e dritës që kalon nga sytë tanë për të na mbrojtur retinën. Eshtë provuar se madhësia e bebes së syrit ndryshon nga një njeri tek tjetri dhe jo vetëm kaq, por varet nga ndryshimi i emocioneve. Jo më kot thuhet se kur tërhiqemi nga dikush, bebet tona të syrit zgjerohen.
Përsa i përket lidhjes me inteligjencën janë kryer teste që tregojnë se bebja e syrit është e lidhur me locus coeruleus, një zonë të trurit përgjegjës për funksionet njohëse. Sa më funksionale të jetë ajo pjesë e trurit aq më shumë zgjerohet bebja e syrit. Kështu që mos humbisni kohë, por studioni beben për të kuptuar inteligjencën e atij përballë.