Një lloj i rripit të dorës, që në shikim të parë duket sikur pajisjet që masin ritmin e zemrës kur jemi duke ushtruar, ka një funksion krejt tjetër.
Kjo teknologji e re e quajtur Moodbeam nuk monitoron shëndetin tonë fizik, por atë mental.
Pajisja e cila lidhet me një aplikacion në telefon ka dy butona, një të verdhë dhe një të kaltërt, dhe ideja është që ju të shtypni butonin e verdhë nëse ndiheni të lumtur dhe atë të kaltër nëse jeni të trishtuar.
Moodbeam ka dy opsione, atë individual ose grupor apo të biznesit, dhe këtë janë duke e shfrytëzuar shumë kompani për të monitoruar mirëqenien e stafit të tyre.
Kompani të shumta botërore tani po e shohin shëndetin mendor si një faktor kyç të produktivitetit të punëtorëve, dhe kjo pajisje po iu vjen në ndihmë.