Kundër akneve a funksionojnë trajtimet me ujë dhe kripë?

Life style

Kundër akneve a funksionojnë trajtimet me ujë dhe kripë?

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:55

Ne të gjithë e dimë se TikTok është plot hile për kujdesin e lëkurës, disa të dobishme, disa të rrezikshme dhe disa shumë të çuditshme.

Siç do të priste çdokush, aplikacioni kohët e fundit zbuloi një tjetër këshillë shumë të mirë për të qenë e vërtetë për të dëbuar puçrrat dhe për t’i mbajtur ato përgjithmonë larg.

 

 

Një përdoruese me emrin Aubyrn Jade ka marrë më shumë se shtatë milionë shikime duke treguar transformimin e saj dramatik të lëkurës, të cilën ajo thotë se e ka arritur me një trajtim të ujit me kripë deti.

Po – spërkatja e një përzierje të kripës së detit dhe ujit në fytyrën e saj dy herë në ditë me sa duket e shpëtoi nga aknet pasi ajo kishte provuar “gjithçka”. Ajo e mësoi këtë këshillë nga një krijuese tjetër e TikTok, Lea Crylivs, e cila filloi të përdorë një përzierje të kripës së detit pasi kuptoi se lëkura e saj zakonisht pastrohej pasi notonte në oqean. Të dyja thonë se ilaçi funksionon sepse balancon pH -në e lëkurës dhe vret bakteret.

Por, sipas dermatologëve, kjo mund të funksionojë në teori, por nuk është një zgjidhje e përhershme për puçrrat ose plagët.

“Aknet mund të përfitojnë në mënyrë anekdotike nga efekti pastrues i poreve të kësaj tinkture të vogël”.

“Kripa teorikisht mund të nxjerrë vajra dhe të thajë puçrrat”, shpjegon dermatologia Mona Gohara.

Ajo vëren, megjithatë, se uji direkt nga oqeani dhe uji i kripur i detit i përzier në shtëpi janë dy gjëra shumë të ndryshme.

“Unë mendoj se ka shumë opsione të tjera që funksionojnë më mirë, gjithashtu”, ka shtuar tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat