Sipas një studimi të vitit 2017 të botuar në revistën BioMed Central Psychiatry, marrja e mesazheve mbështetëse dy herë në ditë i ndihmon njerëzit me depresion ose që po kalojnë diçka të vështirë, ta përballojnë situatën shumë më lehtë sesa njerëzit pa asnjë mesazh. Pra, ndonëse mund t’ju duket se nuk po bëni ndonjë gjë të madhe, ju mund të jeni duke ndihmuar në mënyra që nuk I dini. Ekspertët sugjerojnë mesazhe të ngjashme si më poshtë për t’i qëndruar pranë një miku:
1. Thjesht desha të të them që të kam në mendje dhe të të pyesja si je.
2. Ja një foto e qenushit/maces sime.
3. Nëse do të bësh diçka ndryshe, më thuaj të takohemi dhe flasim pak.
4. Mund të të telefonoj?
5. Nëse ke nevojë për shoqëri, më thuaj të kaloj nga ti.
6. Do ndonjë gjë për të ngrënë?
7. Më thuaj nëse ka ndonjë mënyrë si mund të të ndihmoj.
8. [Vakti i preferuar] po të vjen në apartament. Hapi derën korrierit për pak minuta. Të bëftë mirë!
9. S'ke pse të përgjigjesh direkt, por desha të të them që jam me fat që të kam.
10. Thjesht desha të të them që je një shoqe shumë e mirë.
11. Të dua shumë!