Kështu mund ndaloni përhapjen e llakut në lëkurën e thoit

Life style

Kështu mund ndaloni përhapjen e llakut në lëkurën e thoit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

THARJA E SHPEJTË

- Llakun e vendosni në thua në mënyrë të zakonshme. Pastaj, në secilin gisht derdhni vaj sa e mbulon atë sipërfaqe. Për vetëm disa momente, llaku thahet. Vaji (qoftë i lulediellit ose ullirit) i bën masazh lëkurës së thoit.

NGJYROSJA E PËRSOSUR PA KALUAR NË LËKURË

- Në enë përzieni ngjitës për thonj dhe ujin, dhe i përzieni mirë. Furçën e hollë e futni në përzierje dhe lyeni lëkurën përreth thoit, por jo edhe thoin. Kur të thahet, ngjyroseni thoin. Ngjitësin e tharë mund ta hiqni me piskatore.

NGJYRA EFEKTIVE E LLAKUT PËR THONJ

- Thoin lyeni me llak të bardhë, kur të jetë tharë, vendosni ngjyrën e preferuar të llakut në ngjyrë. Ngjyra shumë shpejt do të jetë intensive, madje edhe me një lyerje të hollë të llakut.

EFEKTI PA SHKËLQIM

- Vendosni llakun në mënyrë të zakonshme. Në një enë vloni ujin dhe e hiqni nga zjarri. Mbani thonjtë sipër avullit. Avulli e pakëson shkëlqimin e llakut dhe do të krijojë efektin e thoit apo llakut pa shkëlqim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat