5 hapa si të dashuroni sërish, pas një ndarjeje!

Life style

5 hapa si të dashuroni sërish, pas një ndarjeje!

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:45
Ilustrim

Të ndahesh nga personi që do është një nga gjërat më të vështira që një njeri mund të kalojë në jetë. Mund të duhen muaj apo vite për t’u shëruar nga një marrëdhënie e dështuar dhe të dashurosh sërish është akoma më e vështirë.

1. Lëreni veten të lirë!

Mund të jetë e vështirë ta lini veten të lirë kur keni kaluar një ndarje. Por duke hequr barrierat që keni ndërtaur do ju jepet mundësia të takoni dikë që nuk do t’ju lëndojë, por do t’ju dojë.

2. Lëreni pas të kaluarën dhe mësoni nga gabimet!

Çdo lidhje e dështuar është një mësim. Ju mësoni për veten tuaj dhe ato që nuk dëshironi të keni në një marrëdhënie. Nëse ecni përpara pa e kthyer kokën pas, do të gjeni partnerin e duhur.

3. Tregohuni të sinqertë për gjërat që ju shqetësojnë!

Duke shprehur shqetësimet tuaja reale dhe ato që ju nevojiten në një marrëdhënie, do t’ju jepet mundësia të gjeni një person akoma më të mirë. Fshehja e së shkuarës asnjëherë nuk ka pasoja pozitive.

4. Lini pas çdo pakënaqësi!

Jo të gjithë meshkujt janë njësoj. Nëse jeni lënduar më herët nuk do të thotë çdokush tjetër do të verpojë njësoj.

5. Ju meritoni dashuri!

Ndonjëherë ne fajësojmë vetëm kur diçka nuk shkon mirë në një lidhje dhe mund të mendojmë se ne e kemi fajin. Por nuk është ashtu. Gjithmonë mendoni se disa gjëra thjesht nuk funksonojnë dhe se ju meritoni të doni dhe t’ju duan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat