Sipas një sondazhi të bërë në Indi, 65 përqind e indianëve më parë preferonin lirinë në një lidhje sesa paratë, ndërkaq 35 përqind të tjerë kishin zgjedhur paratë.
Për këtë sondazh u morën përdorues të një aplikacioni takimesh, të cilët u pyetën edhe për atë se a do të donin të kishin llogari të përbashkëta me partnerët e tyre ose jo.
Rreth 73 përqind thanë se donin të kishin llogari bankare të pavarura, të gëzonin liri financiare në marrëdhënie, ndërkaq 27 përqind e tyre thanë se nuk do ta kishin problem të kishin një llogari të përbashkët bankare me partnerin e tyre.
Sondazhi gjithashtu pyeti përdoruesit për rëndësinë e lirisë së fesë dhe shtypit, ku 90 përqind e përdoruesve mendonin se liria e shtypit është e rëndësishme dhe 76 përqind e përdoruesve thanë se duhet të ketë ligje për të mbrojtur lirinë e fesë.