Shikoni me çfarë të dhënash kanë dalë ata
Besoni apo jo, ju keni një shans më të mirë për të pasur një fëmijë në një pjesë të caktuar të ditës.
A keni menduar ndonjëherë se cila është koha më e mirë për të bërë një fëmijë?
Shkencëtarët thonë se është në mëngjes!
Hulumtimi i cili u zhvillua në Universitetin e Cyrihut ka treguar se marrëdhënia seksuale para orës shtatë e gjysmë të mëngjesit rrit shanset për të mbetur shtatzënë.
Arsyeja është se mëngjesi është më i përshtatshëm për spermatozoidet.
Mbi 7.000 burra kanë marrë pjesë në këtë studim.
Gjithashtu është zbuluar se përqendrimi i spermatozoideve është më i fortë gjatë pranverës sesa gjatë verës.