Të gjithë ne e dimë se jogurti ndihmon te djegiet, por mund të ndihmojë edhe në shkëlqimin e flokëve, lëkurës, e madje edhe të dhëmbëve.
PËR FLOKË TË BUKUR DHE TË TRASHË
Studimet kanë treguar se si jogurti ndihmon në qetësimin e rrënjës së thatë të flokut dhe nxit rritjen e flokëve. Pas shpëlarjes nga shamponi, vendosni jogurt të zakonshëm në flokë, e lini 5 minuta dhe e shpëlani.
ZBARDHJA E DHËMBËVE
Adhuruesit e jogurtit do t'i gëzojë fakti se jogurti në mënyrë natyrale mund t'i zbardh dhëmbët. Për çdo ditë vendosni pak jogurt në dhëmbë, prisni disa minuta, e më pas i shpëlani me ujë. Rezultatet e para do t'i vëreni pas disa javësh.
PILING PËR LËKURË MË TË BUKUR
Përzieni 4 lugë të mëdha me një lugë sheqer dhe me këtë masë e lyeni trupin dhe e lini të thahet. Pilingu do të largojë qelizat e vdekura, por edhe do ta hidratojë dhe do të zbutë lëkurën.
MASKË KUNDËR PLAKJES
Përziej një lugë jogurt me një lugë mjaltë, me një lugë lëng limoni dhe e vendosni në fytyrë. Prisni 10 minuta dhe më pas e shpëlani. Përsëriteni një herë në javë.
KREM PËR DUAR TË BUTA
Përzieni 2 lugë jogurt me 1 lugë mjaltë dhe atë maskë e aplikoni në duar dhe thonj. Nëse keni doreza plastike, vendosini sipër, sepse ka efekt më të fortë. Pas 15 minutash shpëlani duart dhe vendosni krem të thjeshtë hidratimi.