62-vjeçarja flet për jetën personale: “Partneri im zgjat pesë orë në shtrat”

Life style

62-vjeçarja flet për jetën personale: “Partneri im zgjat pesë orë në shtrat”

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Sian Davies ka rrëfyer për “The Sun” se si partneri i saj mund të zgjasë deri në pesë orë në shtrat, por kjo po i shkakton probleme të tjera shëndetësore. 62-vjeçarja është nënë e pesë fëmijëve, si dhe gjyshe me gjashtë nipër e mbesa.

Partneri i saj 63-vjeçar, David Jones, u takua me të në vitin 2016, një vit pasi të dy kishin humbur partnerët e tyre të mëparshëm nga kanceri. Dy muaj më vonë, ata nisën të dilnin në takime romantike, por kur gjëratf filluan të bëheshin intime, ajo përjetoi një “shok”.

“Vitin e parë, seksi zgjaste deri ën pesë orë. Herët e para zgjaste pothuajse gjithë ditën, ndërsa më pas kisha nevojë për pushim. Nuk e kisha provuar këtë me asnjë burrë më parë. Gjithmonë shkonim vonë nëpër takime, dhe meqë nuk mund t’i tregoja njeriu arsyen e vërtetë, u thoja se kisha harruar,”- tha Sian.

Më pas ajo shtoi: “Është si një maratonë, për të qenë e sinqertë. Kam probleme me njërin nga gjunjtë. Gjithashtu më dhembin ijet. Kam një dhimbje të vazhdueshme në dorën e djathtë, por më vjen shumë turp që këto t’ia tregoj dikujt”.Në virtin 2017, Sian shiti shtëpinë e saj dhe u zhvendos në një banesë pranë shtëpisë së David. Pas pesë vitesh bashkë, gjatë së cilëve në të shumtën e kohës kanë bërë seks bashkë, Sian mendon t’i thotë David se nuk e përballon dot më gjithë këtë.

“Ne po plakemi, prandaj më duhet të jem e kujdesshme. Nuk dua që problemet e mia shëndetësore të përkeqësohen. Ai është një partner shumë i dashur dhe i përkujdesshëm, prandaj nuk mund të ankohem shumë. Nëse i thëm ‘jo më’, ai ndalon. Tashmë ia kam ndaluar të bëjmë seks më shumë se një orë”, rrëfeu Sian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat