Për vetitë e uthullës keni degjuar shpesh pasi që funksionet e saj janë të pazëvendësueshme me asnjë produkt tjetër
Më poshtë mund t’i gjeni disa prej të mirave që i sjell uthulla.
Pastron gati të gjitha sipërfaqet në shtëpi
Për të krijuar një pastrues të mirë ekologjik, vendosni në një shishe me sprucim uthullën e bardhë të holluar me ujë. Kjo mund të përdoret për të pastruar banakët, pllakat e kuzhinës, dritaret, tapetet, etj. Kujdes! Nuk duhet përdorur në sipërfaqet prej guri.
Shkëlqen enet e argjendta
Bëni një përzierje (me raportin 1 me 4) uthull dhe ujë, në një tas dhe zhytini takëmet për 5 minuta. Hiqini, shpëlajini, e më pas fshijini e lustrojini me një leckë të pastër.
I ndihmon lulet të lulëzojnë
Për të zgjatur sa më shumë jetën e buqetës me lule, si fillim prisni fundet e kërcejve, më pas shtoni 2-3 lugë gjelle uthull të bardhë dhe pak sheqer në vazon me ujë. Kjo gjë, do t’i ndihmojë lulet të jenë të freskëta për disa ditë me radhë.