Çdokush që ka lyer flokët e di shumë mirë se muajt e verës rezultojnë shkatërrues për flokët. Kripa e detit, klori dhe rrezet e diellit janë tre faktorët kryesorë që mund të zbehin shumë shpejt ngjyrën e tyre.
Por mund t’i mbroni me disa mënyra të thjeshta.
Sipas British Vogue, hapi i parë që duhet të bëni është të siguroheni që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm pasi e ruajnë ngjyrën e tyre më mirë dhe për një periudhë më të gjatë. Aplikoni një maskë çdo javë për t’i mbrojtur nga çdo dëmtim.
Përveç kësaj, larja e flokëve me ujë të nxehtë dhe tharja e tyre me një peshqir, mund të çojë në zbehjen e tyre. Përdorni një krem pastrues dhe jo një shampo për ta mbajtur “gjallë” ngjyrën. Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe përdorni vaj kokosi si krem kundër diellit për flokët.