Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.
Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.
Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.
Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Lexoni më poshtë:
– Shkaqet kryesore të shfaqjes së thinjave
Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.
Problemet në ushqyerje
Sipas të dhënave, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.
Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.
Faktori gjenetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori gjenetik.
Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.
Ndotja mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.
Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.
Duhani
Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.
Stresi
Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut.
Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.
Tiroidja
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.
– Ushqimet më të mira kundër thinjës së flokëve
Bajamet
Bajamet duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse janë shumë të pasura me vitaminë E, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Arrat
Arrat janë të pasura me biotinë.
Kjo vitaminë ul numrin e thinjave dhe përmirëson paraqitjen e flokut.
Barishtet
Spinaqi, selinoja, specat, lakra, kastraveci e barishtet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të cilët ushqejnë flokun dhe pengojnë shfaqjen e thinjave.
Salmoni
Salmoni është shumë i pasur me selenium që ndihmon në prodhimin e hormoneve të dobishme për flokun.
Për më tepër, salmoni përmban proteina të cilat pengojnë thinjen e tij.