Çfarë na rezervon vjeshta? Mes skenareve me shumë pikëpyetje, të paktën moda na jep njëfarë sigurie.
Shfaqjet e modës të organizuara në pasarelat e Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, shumë prej tyre në mënyrë virtuale, kanë zbuluar se cilat do të jenë tendencat për vjeshtën dhe dimrin 2021-2022.
Verës po i vjen fundi dhe shumë shpejt do të fillojmë të lëmë mënjanë rrobat e lehta, ndaj të gjithë jemi kuriozë për tendencat e modës, në mënyrë që ta kemi më të thjeshtë se çfarë duhet të zgjedhim për të veshur në muajt e ardhshëm.
Lajm i mirë është se vjeshta dhe dimri i ardhshëm premtojnë të jenë të mbushura plot me optimizëm dhe gëzim (të paktën për sa i përket fushës së modës).
Sfilatat flasin vetë: vjeshta do të jetë plot me ngjyra (nuk po flasim për ngjyrat pastel dhe nuancat delikate, por për ngjyra të guximshme); veshje me silueta të guximshme dhe detaje të sofistikuara.