Puçrrat mund ti largoni duke fjetur

Life style

Puçrrat mund ti largoni duke fjetur

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme, të përditshme dhe aspak tërheqëse.

Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku trajtimet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda natës.

E kemi fjalën për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat