Ky test tregon nëse personi që e doni është i duhuri për martesë

Life style

Ky test tregon nëse personi që e doni është i duhuri për martesë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Ju keni qenë në një lidhje emocionale për një kohë të gjatë, partneri juaj është shumë romantik, i kujdesshëm dhe jeni mirë së bashku. Por nuk jeni të sigurt nëse ai është personi i duhur për ju, personi me të cilin do të donit të kalonit jetën tuaj.

Ekspertja e partneritetit Jana Hawking thotë se me ndihmën e një testi të thjeshtë prej vetëm dy sekondash, ju mund ta zgjidhni këtë dilemë:

“Zakonisht e bëj pas tre muajsh takimi me partnerin tim. Unë e shikoj mirë dhe imagjinoj veten duke qëndruar me një fustan nusërie, gati të bashkohem me të para altarit. Pastaj pyes veten, “Si e shoh atë njeri dhe si ndihem?”, “A jam e emocionuar, nuk mund ta besoj se jam aq e lumtur dhe se ai do të jetë bashkëshorti im?” Ose mendoj: “Ai është një njeri i mirë dhe unë do të kem një jetë të bukur dhe të këndshme me të”.

Në rastin e parë, ai burrë është personi i duhur për ju dhe ju duhet të qëndroni me të. Por, nëse jeni më të prirur për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, atëherë është mirë që të ndaheni me të sepse ky opsion nuk ofron dashuri të madhe, por vetëm një partneritet të sigurt, dhe kjo sigurisht nuk është ajo që ju dëshironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat