Vërtet roza personifikohet si ngjyrë për vajzat e kemi parë plot personazhe të njohur që këtë verë kanë zgjedhur të kombinohen me këmishë në këtë ngjyrë.
Por së fundmi duket se dhe roza po del nga moda.
Vendin po ia zë këmisha blu që duket se vajzat e ekranit i ka bërë të ndihen kaq rehat.
Për më tepër kjo këmishë mund të vishet kudo, për një darkë si Ronela Hajati, kur jeni me pushime si Jonida Vokshi, për një set fotografik si Shkenda Dubova apo kur dilni me partnerin si Rudina.
Për ta kombinuar pastaj, vendosni sipas dëshirës se ndryshe nga roza, bluja shkon me çdo gjë.