Takimet e para mund të ç'tensionohen fare kollaj nëse bëni bisedat e duhura. Pasi të kenë ardhur pijet dhe t'i keni konsumuar gjithë bisedat bazike -nga origjina deri tek shefja- është momenti ta bëni pak më interesante të dalën. Ti je interesant/e dhe ai/ajo duhet ta mësojë këtë. Por si? Duke bërë pyetje që brenda kanë humor dhe jo vetëm qeshni, por mësoni shumë rreth njëri-tjetrit.
1. "Pra, je i martuar?"
2. "Nëse i paguaj unë këto që po pimë tani, a mund të të ankohem?"
3. "Nëse dikush sheh llogarinë tënde të Spotify apo Netflix, çfarë mendon se do të mendonin për ty?"
4. "Më thuaj një fjalë që e kë shqiptuar gabim gjithë jetën tënde."
5. "Cila është fotoja më e tmerrshme që ke nga shkolla?"
6. "Cili është emri më interesant i Wifi-it që ke parë deri tani?"
7. "Më thuaj pak titullin e një libri që s'e ke lexuar kurrë, por para të tjerëve hiqesh sikur e ke lexuar?"
8. "Më thuaj një gjë që është e sikletshme, por sipas teje s'duhet të jetë."
9. "Cila ka qenë mënyra më idiote që mund të kesh lënduar veten."
10. "Cila ka qenë historia që i ke besuar verbërisht kur ke qenë i vogël?"
11. "Po gënjeshtra më idiote që të kanë treguar?"
12. "Cila është gjëja më e çuditshme tek ty, që shumicës së njerëzve as që i shkon mendja kur të shohin."
13. "A ke qenë ndonjëherë seksualisht i tërhequr nga një personazh kartonash?"