Nuk ka nevojë për t'u menduar gjatë për të qenë romantikë. Sigurisht secili ka mënyrat e veta për të treguar dashurinë, por gjuha e saj në fund të ditës përkthehet njësoj! Gjithë gjestet romantike që s'përfshijnë darka me qirinj dhe lule, i gjeni të listuara më poshtë
1. Dërgoji një mesazh papritur në mes të ditës
Thjesht për t'i treguar që po mendon për të.
2. Përgatit një darkë për të.
Eshtë shumë më romantike nga çfarë mendoni.
3. Ose porosisni ushqimin e preferuar dhe shihni filma bashkë
Duke u përfshirë në gjërat e tyre të preferuara, tregoni interes.
4. Mund të marrësh plehrat e shtëpisë dhe t'i hedhësh ti
As ja keni idenë çfarë gjesti romantik është ky!
5. Bëj diçka për t'i reduktuar stresin
Nëse i shihni të mërzitur apo të stresuar, bëni një përpjekje për t'i ndryshuar humorin. Një ftesë për të dalë diku apo për ta ndihmuar me punët e shtëpisë.
6. Laj makinën e tij/saj
Nëse e bën papritur partneri/ja do ta vlerësonte shumë më tepër sesa një buqetë lulesh.
7. Dërgoji një dhuratë të vogël simbolike në zyrë
Asgjë s'do t'i pëlqente më shumë.
8. Lini të zgjedhin ata vendin se ku do të darkoni/drekoni
Dukeni shumë, po shumë romantik.
9. Merrni një copë letër dhe lini një shënim të lezetshëm diku nëpër shtëpi
Diçka që e kuptoni vetëm ju të dy, mund t'ju ndryshojë ditën.
10. Paketoji drekën për nesër.
Kur ajo/ai të zgjohet për punë/shkollë do të shohë që dikush ka menduar për të.