Këshilla për takimin e parë: Gjërat që vajzat nuk duhet t'i harrojnë

Life style

Këshilla për takimin e parë: Gjërat që vajzat nuk duhet t'i harrojnë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Të dashura vajza, nëse keni takimin tuaj të parë dhe jeni gjithë kohës duke menduar si do të silleni apo si do të flisni, atëherë merrni frymë thellë dhe relaksohuni sepse ky artikull është për ju!

Më poshtë keni 9 këshilla takimesh nga "The Daily Spice".

1. Flisni, por mos i thoni të gjitha!

Nëse nuk doni të lini një përshtypje të gabuar, duhet të jeni shumë të kujdesshme te detajet që jepni rreth vetes. E dimë që ju synoni të njiheni sa më shumë, por më mirë t'i kurseni ca detaje në takimin e parë, sepse kjo parandalon gjykimet e nxituara.

2. Mos gjykoni menjëherë!

Mos harroni, asnjëherë nuk duhet gjykuar një libër nga kopertina. Ndoshta është e lehtë të gënjehesh nga pamja e dikujt, por ju duhet të siguroheni që kjo pamje është në sinkron me atë që ai është si njeri. Vini re sjelljen, qëndrimin dhe veprimet e tij!

3. Mos i kurseni komplimentet!

Kush tha se vetëm vajzat duhet të marrin komplimente? Ekspertët e takimeve kanë rënë dakord që të dyja palët përpiqen që takimi të shkojë sa më mirë. Nëse është kështu, nëse ai po bën përpjekje për të lënë përshtypje sa më të mirë, pse nuk e komplimentoni?

Jini të sjellshme, komplimentojeni rreth kolonjës së tij, qeshni me shakatë që thotë, komplimentojeni rreth veshjes. Sidoqoftë, mos jini të cekëta, sigurohuni që komplimentet të jenë të sinqerta.

4. Jini vetëvetja!

Ok, kjo është super e rëndësishme! Të gjithë duan të duken sa më mirë gjatë një takimi dhe kjo është në rregull, por gjithçka me masë. Ju nuk duhet të humbisni veten për t'i bërë përshtypje atij. Nëse atij i pëlqejnë femrat që vishen me të kuqe, por ju e urreni të kuqen, vishni ngjyrën tuaj të preferuar dhe dukuni sa më bukur!

Nëse atij i pëlqejnë gocat që hanë sikur do të hyjnë në grevë urie nesër, por ju nuk jeni të tilla, mos u shqetësoni! Ne nuk mund te jemi gjithmonë ashtu siç duan të tjerët që ne të jemi. E rëndësishme është të pranojmë veten dhe të ndihemi mirë me vendimet tona.

5. Mos harroni të merrni kuletën me vete!

Fakti që ju po dilni në takim me një djalë (qofte ky dhe djali i deputetit më të pasur në vend), nuk do të thotë që duhet të dilni pa para, me shpresën se do të paguajë ai. Në rast të rrethanave të papritura, është mirë të jeni të përgatitura!

6. Mos bëni shumë pyetje!

Nëse takimi juaj nuk është një projekt sekret i CIA-së, atëherë mos bëni shumë pyetje. Ndoshta ju mendoni 'Si do e njoh nëse nuk e pyes?', por njohja kërkon kohë dhe ju nuk do e njihni me një takim. Nëse bëni shumë pyetje personale që në takimin e parë, atëherë kjo është një 'JO' direkte.

7. Jini të sigurta!

Më sipër u tha se nuk është mirë të bëni shumë pyetje, por kjo nuk do të thotë që të mos e pyesni rreth 2-3 gjërave që iu shkaktojnë pasiguri. Nëse nuk jeni të qarta për diçka, kërkoni me mirësi një sqarim. Mos veproni bazuar në supozime, 2 ose tre pyetje nuk do të dëmtojnë.

8. Dijeni vlerën tuaj!

Shumë vajza mund të mendojnë se nuk janë të mira mjaftueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre, por e dini çfarë? Ju jeni perfekte ashtu siç jeni dhe dikush atje vlerëson çdo pjesë tënden. Duhet të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj, duke mos lejuar askënd t'ju bëjë të ndiheni ndryshe. Jini të sigurta për veten dhe trupin tuaj. Burrat e vërtetë i pëlqejnë gratë me vetëbesim (përveç atyre të pasigurt, ata zakonisht ndihen të kërcënuar).

9. Jini të përpikta!

'Djali arrin i pari në takim, pret dy orë vajzën që po bëhet gati e që po buzëqesh e lumtur para pasqyrës, pa e vrarë mendjen sa është ora sepse e di që ai do të jetë duke e pritur...bla bla bla". Film i bukur, apo jo? Epo këtu nuk jemi në Hollywood, askujt nuk i pëlqen të presë, prandaj sigurohuni që të jeni të përpikta, ose mos u habisni kur të mos e gjeni aty pasi të shkoni gjysmë ore me vonesë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat