Një burrë 38 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks vetëm 3 herë me gruan e tij, në 10 vitet e fundit, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur në përvjetorin e martesës, për Krishtlindje dhe për ditëlindjen e tij.
Ata janë bashkë prej 11 vitesh dhe kanë një vajzë 6 vjeç, ndërsa që gruaja mendon se martesë mund të funksionojë edhe pa pasur marrëdhënie, ndërsa që i thotë burrit të shkojë me ndonjë prostitutë nëse dëshiron seks.
Ai thotë se ai e do gruan e tij por nuk e kupton atë dhe nuk e di se si të veprojë.
Rrëfimi i plotë i burrit:
Në 10 vitet e fundit unë kam bërë seks vetëm 3 herë me gruan time, në përvjetorin e martesës, për Krishtlindje dhe për ditëlindjen time.
Sa herë që kam provuar të flas me të për këtë, ajo thotë se nuk e ndjen atë.
Ajo mendon se nuk ka asgjë të keqe të mos kesh intimitet.
Unë jam 38 vjeçar dhe ajo është 36. Ne jemi bashkë prej 11 vitesh dhe kemi një vajzë të mrekullueshme 6 vjeçare.
Herën e fundit kur ia përmenda gruas marrëdhënien seksuale, ajo më tha se nëse dua aq shumë ta bëj, të shkoj me një prostitutë.
Unë nuk dua askënd tjetër, por ajo është aq refuzuese, sa që nuk mund të mos e pyes veten pse qëndroj me të kur ndihem kaq i lënë pas dore në dhomën e gjumit.
Përgjigja e psikologes:
Është joreale për gruan tuaj të mendojë se martesa juaj mund të mbijetojë pa seks, por ju keni të drejtë - seksi me një prostitutë nuk është zgjidhja.
Ndoshta gruaja juaj ka pasur një edukim emocionalisht të ftohtë, gjë që e ka bërë intimitetin të duket i panatyrshëm për të, ose ndoshta diçka në të kaluarën e saj e ka shtyrë.
Fol me të lidhur me atë se çfarë e bën atë të mos e dëshirojë fare seksin.
Puthja, përqafimi dhe përkëdhelja e njëri -tjetrit pa presion për të bërë seks në fillim, është një fillim i mirë./BS/