Pesë llojet e tipave në internet.Kush je ti?

Life style

Pesë llojet e tipave në internet.Kush je ti?

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Sa më shumë njerëz që takon online, aq më shumë karaktere ndesh ditë pas dite. Ata që hedhin gjithҫka në profilet e tyre, ata që kanë dëshirë vetëm të shajnë dhe të kritikojnë, të dashuruarit pas ushqimeve dhe dhjetëra të tjerë. Por në këtë listë, ka 5 tipa që i ndesh më shpesh në rrjetet sociale. Shiko cili prej tyre je.

1. Egocentrik

Shumë njerëz mendojnë se ҫdo detaj i jetës së tyre u intereson edhe të tjerëve.

Kur zgjohesh

Ҫfarë kënge dëgjon në radio gjatë kohës që shkon në punë

Sa orë punon në kompjuter

Ҫfarë mendon se do të hash për drekë

2. Poston ushqime të vazhdueshme

Shumë njerëz e kanë të nevojshme të publikojnë në Instagram apo Facebook ҫdo foto të krijimit të tyre kulinar, edhe pse gatuajnë sërish makarona me djathë…

Edhe këtu është mirë të limitosh postimet për ҫdo rast të mundshëm, që në një moment të caktuar kur poston një foto nga krijimi yt, ajo të jetë thjeshtë artistike.

3. Ke nevojë të lexosh lajme e njoftime

Ke nevojë për një punë?

Po kërkon një mobilie të re për shtëpinë?

Po kërkon për një restorant apo lokal për të dalë në darkë?

Duke pyetur miqtë nga mediat sociale për një informacion që ke nevojë, është një zgjidhje e menjëhershme, por ndonjëherë bëhet edhe konfuze.

4. Tipi “Jam këtu me këdo…”

Duke i bërë tag ҫdo fotografie apo ҫdo komenti, i bën të gjithë njerëzit të mësojnë se ku ndodhesh dhe ҫfarë je duke bërë.

Duke bërë checking në ҫdo foto të mundshme, i humbet kuptimi edhe gjërave të bukura që bëni bashkë.

5. Kritiku i gjithҫkaje

Shumë shpesh, njerëzit nuk e gjejnë veten me jetën që bëjnë, ndaj edhe atë kohë që kalojnë në mediat sociale përpiqen të nxjerrin energjinë e akumuluar gjatë ditës. Por të jetosh ҫdo ditë duke kritikuar, sulmuar, herë-herë edhe sharë, nuk është aspak e shëndetshme. Nëse dikush ka një mendim kontraversal, mos e sulmo dhe mos krijo debat. Ki parasysh që secili nga ne ka mendimet e veta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat