Bisedat në DM janë argëtuese, por nëse nuk nisin me pyetjen e tmerrshme "çpb"! Mesazhet janë shumë më të rëndësishme nga ç'mendoni ju, prandaj mënyra sesi nisni komunikimin kërkon vëmendje. Për të qenë interesant, sigurisht që duhet të jeni të vërtetë dhe vetja, por s'ka asgjë të keqe nëse mësoni si ta bëni këtë. Nëse asnjë ide s'ju vjen natyrshëm dhe doni t'i shkruani TANI, hidhini një sy pyetjeve më poshtë. Të paktën, shanset për t'jua lënë "seen" janë thuajse zero.
1.
Në rrethin tënd shoqëror për çfarë shquhesh ti?
2.
Çfarë bën zakonisht në një të diel me shi?
3.
Fiksimi yt i momentit është?
4.
Mbrëmja perfekte e të shtunës për ty është?
5.
Ushqimi yt i preferuar është?
6.
Kur ishe i/e vogël çfarë ëndërroje të bëheshe?
7.
E mban mend gjënë më spontane që ke bërë ndonjëherë?
8.
Çfarë të shlodh?
9.
Më thuaj faktin më të çuditshëm që ti di?
10.
A ke një reklamë të preferuar?
11.
Kjo është pyetje me rëndësi, prandaj mendohu. Seriali i preferuar në Netflix është?
12.
A ke bërë ndonjë gjë për herë të parë kohët e fundit?
13.
Çfarë të bën gjithmonë për të qeshur?
14.
Më trego pak për takimin më të mirë të jetës dhe për atë më të keqin.
15.
Ku mendon të dalim për takim të parë dhe kur do dalim?
16.
Çfarë përshtypje të jap vetëm duke më parë profilin?
17.
A ka ndonjë gjë tek ty që mund të më surprizonte mua?
18.
Më thuaj një gjë që prindërit e tu s'e dinë për ty.
19.
Cila është arritja për të cilën je më shumë krenare?
20.
Çfarë të bën më shumë përshtypje tek të tjerët?
21.
Po shoqes/shokut tënd të ngushtë, çfarë i pëlqen më shumë tek ti?