Rregullat e veshjes që të gjithë duhet t’i mësojnë

Life style

Rregullat e veshjes që të gjithë duhet t’i mësojnë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

“Vishuni tmerrësisht keq dhe ata do të kujtojnë veshjen; vishuni bukur dhe ata do të kujtojnë gruan,” – ka thënë Coco Chanel.

Është e vështirë të mos pajtohemi me të, sepse rrobat janë një pjesë shumë e rëndësishme e imazhit tonë. Çdo mangësi mund të vërehet, sidomos kur do të takoni dikë për herë të parë.

Kopsa e mesme e xhaketës duhet të jetë gjithmonë e mbyllur. E sipërmja varet nga dëshira juaj e ndërsa kopsa e fundit nuk duhet të mbyllet kurrë.

Nëse vishni këmishë, nuk duhet ta hapni atë në pjesën e dekoltesë më shumë se dy kopsa.

Në një komplet të bizhuve, kombinoni vëthët me byzylykun, varësen me unazën. Nuk këshillohet t’i vini të gjitha përnjëherësh.

Gjatësia e kravatës suaj duhet të arrijë belin dhe ta kalojë vetëm pak atë, transmeton shkolla e suksesit.

Zgjidhni që të ekspozoni këmbët ose gjoksin, të dyja bashkë ngjajnë shumë vulgare.

Nëse vishni këmishë pa xhaketë, atëherë nuk është e nevojshme të vini kravatë.

Prerja e këmishës së zyrës nuk duhet të jetë më e thellë se 10 cm nga lartësia e supeve.

Nëse keni futur këmishën në pantallona, bëni mirë të mbani një rrip.

Lëkura juaj nuk duhet të shihet mes trikos dhe xhinseve tuaja. Vishni një bluzë poshtë nëse është e nevojshme.

Ngjyra e rripit duhet të jetë e njëjtë me ngjyrën e këpucëve.

Të gjitha etiketat e dukshme duhet të hiqen.

Jo shumë printe në copa… nëse i pëlqeni shumë, zgjidhini të në të njëjtën ngjyrë.

Çorapet tuaja duhet të jenë aq të gjata sa kur të uleni të mos zbulohen pjesët e këmbës

Një bluzë zyre pa mëngë duhet t’i mbulojë shpatullat tuaja. Bluzat me rripa të hollë nuk janë vlejnë në situata formale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat