Në sasi normale, masturbimi është i shëndetshëm. Por çdo ekzagjerim mund të ketë pasoja të padëshiruara
Nuk jeni i sigurt nëse po e ekzagjeroni? Kontrollojeni!
Pavarësisht se sa e njohur mund të tingëllojë për ju fjala masturbim, me njohuritë e duhura mund të përjetoni kënaqësi krejtësisht të paharrueshme.
Sigurisht që të gjitha këto teknika nuk do të ishte më keq t’i praktikoni me partnerin tënd.
Masturbimi është një sjellje shumë e zakonshme, madje edhe te njerëzit që bëjnë seks me partner. Sipas studimeve të caktuara, 95% e meshkujve dhe 89% e femrave pranojnë se masturbojnë.
Masturbimi është akti i parë seksual që përjetojnë shumica e meshkujve dhe e femrave. Te të rinjtë, masturbimi është një pjesë normale e hulumtimit të trupit gjatë adoleshencës.
Shumica e njerëzve vazhdojnë të masturbojnë edhe kur të rriten, ndërkaq shumica e bëjnë këtë në pjesën më të madhe të jetës së tyre.
A duhet të masturbojmë apo jo?
Sipas “The Independent”, duhen hedhur poshtë mitet qesharake se masturbimi është i turpshëm, apo se mund të shkaktojë sëmundje deri te verbimi.
Prekja e organeve gjenitale duhet ç’dramatizuar, sepse ai është një proces normal dhe ndodh që kur bebet janë në barkun e nënës, si dhe në faza të shumta të jetës së njeriut.
Për gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.