Si fillojnë shumica e romancave? A janë dy të panjohur që takohen dhe përfundimisht bien në dashuri - duke filluar me një flirt, duke kaluar në takime dhe përfundimisht një lidhje të përkushtuar? Ose janë dy njerëz që së pari janë miq, pa qëllime romantike, që në fund zbulojnë se janë bërë për njëri-tjetrin, pak a shumë si Monica dhe Chandler tek "Friends".
Nëse dikush do të shqyrtonte hulumtimin se si fillojnë romancat, mund të krijohet përshtypja se romancat të tipit "shokë/ shokë të ngushtë në fillim" janë të rralla, pasi ato marrin shumë pak vëmendje në literaturën kërkimore. Por në fakt, nuk është e pazakontë që çiftet të njihen me njëri-tjetrin për muaj apo vite para se të lidhen bashkë. Hulumtimi i ri nga Danu Anthony Stinson dhe kolegët e tij, i botuar kohët e fundit në "Social Psychological and Personality Science", eksploron se sa të zakonshme janë romancat "në fillim miq" dhe cilat janë qëndrimet e njerëzve ndaj këtyre marrëdhënieve.
Studiuesit zbuluan se rreth dy të tretat e të anketuarve raportuan se ishin miq me partnerin e tyre para se të përfshiheshin në mënyrë romantike. Midis çifteve të martuar, ata nën moshën 30 vjeç kishin më shumë gjasa të raportonin se romancat e tyre filluan si miqësi sesa ata mbi 30. Njerëzit në romancat e të njëjtës gjini gjithashtu kishin veçanërisht të ngjarë të raportonin se marrëdhënia e tyre u rrit nga miqësia.
Në një studim të veçantë të 298 studentëve, studiuesit i pyetën ata se si ndiheshin për mënyra të ndryshme të njohjes së partnerëve. Ndërsa prezantimi përmes miqve të përbashkët (18 përqind) dhe takimi në shkollë (18 përqind) ishin mënyrat e preferuara për të gjetur romancën për disa njerëz, shumica dërrmuese preferuan të ishin miq së pari. Pothuajse gjysma e të anketuarve treguan se fillimi si miqësi ishte mënyra më e mirë për të takuar një partner. Është ende një pyetje e hapur, nëse të njëjtën gjë mendojnë edhe moshat më të mëdha se studentët.
A ishin vërtet vetëm "miq" në fillim?
Gjasat janë që njëra ose të dyja palët kanë filluar miqësinë me shpresën se një ditë do kthehet në diçka romantike. Ndonëse kanë shumë marrëdhënie miqësore të sinqerta, në një pjesë të mirë të rasteve, të paktën njëri nga të dy ka gjasë të ndjejë diçka për tjetrin. Megjithatë, 70% e të anketuarve thonë se "e kanë nisur si miq, pa patur asnjë interes për më shumë", por me kalimin e kohës, interesit është rritur.
Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është studiuar mjaftueshëm, por mund të themi se marrëdhëniet "miq të ngushtë" dhe partnerë njëkohësisht, janë shpesh të suksesshme dhe afatgjata, veçanërisht nëse respektohen kufijtë përkatës të të dy palëve.