Në ditët e sotme të epokës së teknologjisë, tradhtia e partnerit zbulohet nga celulari apo rrjetet sociale, ka treguar një anketë e publikuar në “Daily Mail”.
Më shumë se 40 për qind e njerëzve dëshmuan se një tradhti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri; kurse 23 për qind në rrjete sociale, siç është Facebooku etj.
Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele.
Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhtive:
Mesazhe të gjetura në celular – 41% i rasteve
Nëpërmjet rrjeteve shoqërore – 23%
Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompjuterin personal – 13%
Të kapur në flagrancë – 11%
Një shok/shoqe të thotë të vërtetën – 5%
Një anëtar i familjes ekspozon tradhtinë – 3%
Tradhtari pranon lidhjen e tij spontanisht – 2%
Një mënyrë tjetër – 2%