Veshjeve vjeshtake kini parasysh t'i shtoni një element shumë të rëndësishëm: buzëkuqin! Ka vetëm 3 nuanca të cilat duhet të provoni. Zgjidhni tuajën!
1. Ngjyra e kuqe + shkëlqyes natyral
Mos u mendoni dy herë për të kuqen e ndezur. Mbani grim minimalist dhe mos harroni shkëlqyesin në fund.
2. Rozë neutrale + shkëlqyes në ngjyrë shampanje
Do të shkëlqeni më shumë ç'mund ta mendoni tani!
3. Rozë e ndezur + shkëlqyes me xixa
Kur nuk doni të jeni të zakonshme shkoni me rozën e ndezur dhe guxoni me shkëlqyesin. Rekomandohet darkave për të vezulluar teksa pini mbi banak.