Parandaloni sulmet e qenve me këto veprimeve

Life style

Parandaloni sulmet e qenve me këto veprimeve

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Ballafaqimi me një qen të tërbuar apo të rrezikshëm është moment me të vërtetë i pakëndshëm, madje frikësues. Megjithatë, në ballafaqim me kafshën, ka disa veprime që mund t'i bëni e që mund të shmangin ndonjë sulm.

Mos bëni panik – Thuhet se qentë e ndjejnë frikën dhe në rast se filloni të shfaqni shenja frike, qeni mund t'u hidhet në sulm. Tentoni që të lëvizin ngadalë mbrapa, duke qëndruar në gatishmëri për ndonjë sulm eventual.

Tentoni ta shpërqendroni – Shpërqendrimi i qenit me ndonjë objekt apo send është mënyrë për t’iu shmangur sulmit. Në rast se keni ndonjë gjësend si gur apo shishe, hidheni atë në distancë dhe qeni me siguri që do vrapojë pas tij.

Mos vraponi – Në rast se veprimi paraprak nuk ka kryer punë, është e rëndësishme të qëndroni në pozitën momentale, dhe sidomos mos vraponi, pasi qeni ka shpejtësi më të madhe dhe mund t’iu zë.

Në rast të ballafaqimit, mbroni fytyrën – Nëse asgjë nuk ka kryer punë dhe tashmë qeni u ka sulmuar, sigurohuni që ta mbroni fytyrën, duke mos lejuar t’u kafshojë në pjesë të ndjeshme.

Kërkoni ndihmën e mjekut – Nëse keni marrë plagë nga qeni, kërkoni gjithsesi ndihmën e mjekut në mënyrë që plagët të mos shfaqin probleme më serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat