1. Nis sherre komplet të panevojshme
Nëse e gjeni veten duke u zënë vazhdimisht për gjëra të kota, tregohuni vigjilent. Eshtë një shenjë që tregon mërzi ndaj partnerit dhe marrëdhënies. S'mund të zihesh me dikë vetëm se të pyet për planet e fundjavës bashkë apo jo?
2. Heshtjet tuaja s'janë flori!
Thënë kjo, në lidhjen tuaj ka një lloj heshtjeje që dallon nga ajo që e ndihmon raportin. S'keni më gjëra për të thënë dhe për më tepër as nuk doni të flisni me të për gjërat që ndodhin gjatë ditës.
3. As seksi s'është emocionues
Bëhet për inerci dhe shumë rrallë. Kimia është zbehur, kënaqësia gjithashtu.
4. As nuk do t'ja dish për të dhe e tregon hapur
Lidhjet kanë nevojë për punë, por kur interesi është nga të dyja palët. Nëse asgjë rreth tij/saj të ngacmon atëherë ç'kuptim ka?
5. S'bëni më qejf bashkë
Dikur dhe shëtitja më e shkurtër ishte kënaqësi më vete e ndërsa tani, e shmangni sa herë ju jepet mundësia. Nëse do të bësh plane me këdo tjetër përveç tij/saj, ka diçka që s'shkon.
6. Endërroni për njerëz të tjerë
E gjeni veten shpesh duke menduar për një fiksim Instagrami dhe mendoni se çfarë do të ishte ndryshe nëse do të ishte ai/ajo partneri juaj.
7. Bën më shumë qejf vetëm
Ti zgjedh të jesh vetëm dhe kjo i jep përgjigje shumë dilemave brenda teje.
8. As nuk përpiqesh t'i zgjidhësh problemet e lidhjes
Sepse s'ke as durim, as nerva dhe mbi të gjitha, dëshirë.
9. Romanca s'është ajo e dikurshmja
Përfundimisht keni ngecur tek njëri-tjetri. Ty mund të të interesojë ai si njeri, kujdesesh për të dhe mirëqënien e tij, por jo në mënyrë romantike. Ç'ndodh pas kësaj e vendosni ju.