Që të kthesh veten në formë pas pushimeve duhet të kesh parasysh shumë pak gjëra, duke nisur nga ushqimi i kontrolluar, për të cilin duhet të tregosh kujdes, e deri tek ushtrimet fizike, të cilat duhet të vënë në lëvizje gjithë trupin.
Ka vetëm 5 ushtrime që duhet t’i bëni patjetër:
Cardio ose vrap
Jumping jack
Squat
Push ups
Plank
Të gjitha këto ushtrime vënë në lëvizje gjithë trupin, e nuk kanë nevojë për mjete ndihmëse. Përpiquni të bëni ndryshime dhe të provoni metoda të ndryshme për të mos e lejuar veten të mërziteni. Gjithashtu, kini parasysh që të mos e shtyni stërvitjen. Niseni gjithçka gradualisht, mos u nxitoni të bëni gjithçka që në fillim.