Flokët e gjatë, të fortë dhe me shkëlqim janë ëndrra e çdo gruaje. Por nuk është gjithmonë e lehtë ta bësh atë realitet. Sigurisht, është e rëndësishme të mbani lëkurën e kokës suaj të shëndetshme, por është gjithashtu thelbësore t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj. Kini parasysh se disa ushqime kontribuojnë për të pasur flokë të gjatë që keni ëndërruar gjithmonë.
Vezë
Proteina është blloku ndërtues i flokëve dhe vezët janë një nga burimet më të pasura natyrore të proteinave.
Spinaq
Hekuri është një nga mineralet thelbësore për të cilat kanë nevojë qelizat e flokëve tuaj. Në fakt, mungesa e hekurit në trup mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Kur keni mungesë hekuri, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk transportohen në mënyrë adekuate në gjëndrat dhe folikulat e flokëve, gjë që mund të pengojë rritjen dhe t’i bëjë flokët tuaj të dobët.
Agrumet
Trupi juaj ka nevojë për vitaminë C për të absorbuar hekurin, kështu që ju duhet të shtoni agrume në dietën tuaj. Vitamina C është gjithashtu e nevojshme për prodhimin e kolagjenit i cili është përgjegjës për kapilarët e lidhur me boshtet e flokëve. Kjo siguron furnizimin e rregullt të lëndëve ushqyese dhe rritjen e shpejtë të flokëve.
Arrat dhe farat
Acidet yndyrore Omega-3 ushqejnë flokët dhe mbështesin trashjen. Meqenëse trupi juaj nuk mund të prodhojë këto yndyrna të shëndetshme, ju duhet t’i merrni ato nga dieta juaj. Bajamet dhe arrat janë vërtet të larta në acide yndyrore Omega-3.
Karrota
Karotat janë të pasura me vitaminë A, e cila ndihmon lëkurën e kokës të prodhojë vajin natyral që i mban rrënjët të shëndetshme dhe për rrjedhojë kontribuon në rritjen e flokëve.
Avokado
Vitamina E që gjendet tek avokadot, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon folikulat të funksionojnë në mënyrë më efikase duke nxitur rritjen e flokëve. Avokadot janë gjithashtu të pasura me yndyrna të shëndetshme mono -të pangopura.