Të gjithë ne kemi gjëra që pëlqejmë dhe nuk pëlqejmë. Madje edhe gjëra që nuk i pëlqejmë deri në urrejtje. Disa prej tyre mund të jenë të lidhura me shenjën tonë të horoskopit.
Dashi – Personat e kësaj shenje nuk pëlqejnë të gënjejnë, apo t’i gënjejnë. I urrejnë gënjeshtrat.
Demi – Demi nuk pëlqen kur dikush e gënjen duke i treguar dashuri që realisht nuk e ndiejnë.
Binjakët – Binjakët duan të flirtojnë shumë në një njohje, nuk i pëlqejnë personat që dashurohen lehtë me ta.
Gaforrja – Gaforret e urrejnë të debatojnë dhe nuk i pëlqejnë personat që i kundërshtojnë në debate.
Luani – Nuk gënjejnë, ama nëse ka diçka që nuk pëlqejnë, është ballafaqimi me të tjerët në debate, pasi e dinë se gjithsesi do zihen për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.
Virgjëresha – Kujdesen shumë për veten dhe nuk e pëlqejnë nëse dikush i kritikon për diçka në pamjen e tyre të jashtme. Presin vetëm vlerësime.
Peshorja – Njerëzit e kësaj shenje nuk e pëlqejnë kur të tjerët e ngatërrojnë mirësinë e tyre me flirtimin.
Akrepi – Akrepi i urren njerëzit në përgjithësi. Nëse do ta kishin në dorë, do të jetonin vetëm dhe nuk do donin asnjë kontakt me të tjerët.
Shigjetari – Edhe personat e kësaj shenje nuk e pëlqejnë kur të tjerët i kundërshtojnë se mund të jenë duke bërë apo thënë diçka gabim. Madje i urrejnë këto situata.
Bricjapi – Dashuron shumë, ama nuk e pëlqen aspak që dashurinë apo ndjenjat e tij t’i shprehë në publik.
Ujori – Ujori pëlqen t’i thotë gjërat troc siç i mendon, ama nuk e pëlqen kur personi përballë mërzitet apo reagon keq. Do që kritikat e tyre të merren me sportivitet dhe të përdoren për mirë.
Peshqit – Janë pak persona dembelë, nuk preferojnë punët e rënda dhe as çështjet që kërkojnë shumë përkushtim.