Rënia e flokëve, zbokthi dhe thinjat e parakohshme të flokëve janë bërë alarmante te burrat dhe gratë e të gjitha moshave. Për shkak të faktorëve të shumtë si moti, uji i fortë ose mungesa e rutinës së duhur të kujdesit të flokëve, një numër i madh njerëzish vuajnë nga ndonjë problem i flokëve.
Derisa shumë njerëz përdorin produkte të shtrenjta për kujdesin e flokëve, pak gjithashtu mbështeten në këshillat që janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ditët e sotme.
Më poshtë i gjeni disa këshilla të kujdesit të flokëve që besohen nga shumë njerëz e që sipas ekspertëve nuk janë vërtet të dobishme për flokët tuaj.
Lëngu i qepës rrit flokët
Lëngu i qepës përmban squfur që përdoret për të trajtuar “Alopecia areata”, një formë autoimune e humbjes së flokëve, pra jo çdo lloj të humbjes së flokëve.
Preni flokët për rritje më të shpejtë
Rritja e flokëve vjen nga rrënjët në kokën tuaj dhe jo nga skajet. Andaj prerja e flokëve tuaj do t’i bëjë ato vetëm të duken më të bukur pasi hiqen pjesët e dëmtuara.
Shkulja e flokëve gri i shpeshton ato
Flokët bëhen gri ose të bardha kur qelizat e pigmentit në folikulat e flokëve ndalojnë së prodhuari melaninë. Prandaj këputja e flokëve gri nuk do të rrisë numrin e tyre. Ju mendoni se ata po shpeshtohen në numër sepse po rriten natyrshëm, jo për shkak të këputjes.