Kur një çift janë bashkë për një kohë të gjatë dhe gjithë mjalti i fillimit të lidhjes mbaron, jeta hyn në mes, bashkëjetesa dhe përditshmëria, e pa kuptuar nga të bërit seks 4 herë në javë, kalon në vetëm 1 herë.
Marrëdhënia seksuale bëhet pak a shumë si detyrë.
Nga lodhja as nuk ke më terezi të futesh poshtë batanijes për pak kënaqësi. Pikërisht kjo fazë është e njohur si seks për mirëmbajtje.
Ka dhe nga ata çifte që për shumë kohë nuk kryejnë marrëdhënie dhe nuk e kuptojnë që kanë hyrë në këtë fazë pushimi, por e mira në çdo situatë edhe sipas ekspertëve është që çdo çift të kryejë seks të paktën njëherë në javë për të ruajtur intimitetin me partnerin.