Avokatja Bitilda Mehmeti shprehet se kohët e fundit është rritur numri i divorceve.
Ajo thotë se janë gratë ata që kërkojnë me patjetër që të divorcohen.
Bitilda Mehmeti: Familja është bërthama e shoqërisë. Prishja e saj çon në devijimin dhe shkatërrimin e saj. Në bazë të statistikave ka një numër të madh divorcesh. Ka shumë kërkesa nga gratë që kërkojnë të divorcohen me patjetër.
Dedektivja: Tradhtinë e vëzhgojmë nga 7 deri në 10 ditë, më shumë kërkesa ka nga femrat
Avokatja thekson se faktori i parë që çon në divorc mes çiftit është gjendja ekonomike.
Bitilda Mehmeti: Faktori i parë është gjendja ekonomike, faktori i dytë është edhe bixhozi, dhe xhelozia. Më para xhelozia ishte e para arsyeja që prisheshin marrëdhëniet, dhe tradhtia, sot në pikë të parë është gjendja ekonomike.