Jordanezët shikuan balonat me ajër teksa ngjiteshin në qiell në Wadi Rum të premten ndërsa ndiqnin ditën e parë të festivalit vjetor.
Ngjarja pesëditore po zhvillohet në trekëndëshin e artë të Jordanisë, Wadi Rum, Petra dhe Aqaba-zona që janë shpallur “të gjelbra” dhe pa kufizime të lidhura me koronavirusin, raporton AP.
Wadi Rum, e njohur edhe si Lugina e Hënës, është një luginë e prerë në gurin ranor dhe granit në Jordanin jugor, 324 kilometra në jug të Amanit.