Nuk është sekret që pandemia ka pasur një ndikim në marrëdhëniet e njerëzve.
Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se frika nga Covid-19 në të vërtetë mund të ketë përfituar çiftet kur ishte fjala për jetën e tyre seksuale.
I kryer nga psikologët në Universitetin e Lisbonës dhe Institutin Kinsey në Indiana, hulumtimi, i botuar në “The Journal of Sex Research”, përfshiu 303 persona të rritur.
U zbulua se ndryshimet në stilin e jetesës shoqërohen me dëshirën pozitive seksuale, por vetëm për pjesëmarrësit me frikë të lartë nga infeksioni prej COVID-19, shkruan The Independent.
“Ky studim avancon literaturën e fokusuar në rëndësinë e marrëdhënieve romantike në situata provokuese të stresit siç është pandemia COVID-19 duke hedhur dritë mbi lidhjen midis dëshirës seksuale dhe mirëqenies personale dhe marrëdhënies,” u shprehën autorët.
Gjetjet shkojnë kundër hulumtimeve të mëparshme që kanë treguar se pandemia shkaktoi një rënie të përgjithshme të dëshirës seksuale tek çiftet.