Nëse ju, sikurse shumica e njerëzve, keni nevojë për kafe sapo të hapni sytë, mund të jetë koha të mendoni se çfarë tjetër të përfshini në rutinën tuaj të mëngjesit.
Nëse e pini kafen e zezë dhe të pastër, të nxehtë ose të vakët, me sheqer ose qumesht, një gjë duhet të bëni para se të pini gllënjkën e parë: të lani dhëmbët.
Sipas Christine Mayners, dentiste në organizatën jofitimprurëse CommuniCare Health Centers, ju duhet të lani dhëmbët para se të pini kafe, sepse pikërisht kështu do të parandaloni akumulimin e njollave.
Aciditeti i krijuar nga pirja e kafesë e bën smaltin më të ndjeshëm ndaj çdo dëmtimi, por nëse i lani dhëmbët para kafesë, e parandaloni atë.
Ajo thotë se nuk keni nevojë të lani dhëmbët përsëri pas kafes, mjafton vetëm që ta shpërlani gojën me ujë.
Nëse e harroni këtë shënim dhe lani dhëmbët pas kafesë së parë, asgjë nuk do të ndryshojë shumë kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, por sigurisht që nuk duhet ta përsërisni sepse do të kthehet në një gjendje kronike ku do të ketë dëmtime të rënda të smaltit të dhëmbëve.
Përndryshe, larja e dhëmbëve, pastrimi i dhëmbëve ose shpëlarja me ujë, madje edhe përdorimi i çamçakëzit mund të shërbejë si shpëlarje e gojës, por mjekët këshillojnë përdorimin e atyre pa sheqer për të stimuluar prodhimin e pështymës, një faktor mbrojtës natyral për mishrat e dhëmbëve.